Mes tyre dhe shoku i Vis Martinajt, policia identifikon tre personat që tentuan të vrasin Taulant Pepajn

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 22-02-2021 Mes tyre dhe shoku i Vis Martinajt, policia identifikon tre personat që tentuan të vrasin Taulant Pepajn Eljon Hato (djathtas-poshtë)

Policia e Shkodrës shpall në kërkim tre autorët e atentatit të dyshuar ndaj Taulant Pepës, mesditën e djeshme në Shkodër.

Ata janë Sehar dhe Shkëlzen Xhenia dhe Elion (Esmeraldo) Hato. Ky i fundit është personazh i njohur i botës së krimit në Shqipëri, i dyshuar për lidhjet me një sërë ngjarjesh të rënda kriminale nga vrasjet te plagosjet, ku më e bujshme është konflikti në ish-Bllok në Tiranë ku mbeti i plagosur rëndë.

Elion Hato njihet si shoku i Ervis Martinajt, dhe mbi të rëndojnë dy vrajse, disa plagosje e vepra të tjera kriminale.

Taulant pepaj u qëllua dje me armë zjarri teksa qarkullonte me makinë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, mesditën e sotme, ndërsa edhe autorët ishin me makinë.

Pepaj rezulton se është arrestuar në vitin 2017 në qytetin e Shkodrës, pasi po në atë vit, në lagjen “Bahçallëk” kishte plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar me inicialet R. Th.

Është e paqartë se si Pepaj ka arritur të fitojë lirinë pas arrestimit për “plagosje të rëndë me dashje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me biznese Start Up-i dhe sipërmarrje të reja: Kemi bërë një zhvillim kolosal
Del fatura e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Shkodër, fermerët në pritje të dëmshpërblimeve »
Article Logic
Execution time: 0.011093139648438
array(1) { ["section"]=> string(110) "mes-tyre-dhe-shoku-i-vis-martinajt-policia-identifikon-tre-personat-qe-tentuan-te-vrasin-taulant-pepajn-239791" }