Mesatarja 7 për mësuesinë, Nikolla: Më të dobtit zgjedhin këtë profesion, nuk mund të rrimë symbyllur

Publikuar tek: barometri, më 06:42 23-04-2018 Mesatarja 7 për mësuesinë, Nikolla: Më të dobtit zgjedhin këtë profesion, nuk mund të rrimë symbyllur

Kabineti qeveritar ndodhet në qytetin e Fierit, dhe ditën e sotme ministrja e Arsmit Lindita Nikolla pati takimin informues me maturantët e këtij qyteti.

Ajo foli për reformen tërësore në mësuesi, dhe kriterin që për të vazhduar këtë prfesion duhet të kesh mesataren mbi 7. Ajo kërkoi që për maturantët, mësuesia të jetë ndër profesionet e para që zgjedhin, sakaq shtoi se nevojitej kjo reformë, pasi maturantët më të dobët deri tani, zgjidhnin pikërisht këtë profesion.

Vendimmarrje me rëndësi e këtij procesi, që ka të bëjë me një të re të këtij procesi, që është vendimmarrja e Këshillit të Ministrave pikërisht këtu në Fier. Ne kemi ecur me angazhimin tonë për të filluar një reformë tërësore në mësuesi dhe për të gjithë ata maturantë që preferojnë një prej programeve të mësuesisë, duhet të plotësojnë një kriter të notës mesatare, ta kenë mbi 7. Duhet të ndërhyjmë në këtë proces që të mos ta lëmë sistemin tonë parauniversitar, edhe pa vëmendjen e duhur, në atë që është kyçi, për të pasur cilësi, që janë mësuesit. Nuk mund të rrinim symbyllur, dhe të shikonim se gjithmonë dhe më shumë maturantët më të dobët zgjidhnin profilet e mësuesisë, e më pas atje në universitete problematikat e veta e për të injektuar pastaj në sistem mësues të dobët që mezi merrnin provimet e shtetit, e me radhë. Jemi duke adresuar, kemi bërë një plan të detajuar, kemi bërë prognozat e para se sa do të jetë masa e ndikimit për shkak të futjes së notës mesatare 7, në mënyrë që të mos cënojmë as maturantët por as universitetet me një notë 7 e cila do të ulte në mënyrë drastike numrin e tyre. Universitetet dhe ne bashkë duhet të bëjmë të pamundurën që programet e mësuesisë të përcjellin mësues cilësorë”, deklaroi Nikolla

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022903919219971
array(1) { ["section"]=> string(105) "mesatarja-7-per-mesuesine-nikolla-me-te-dobtit-zgjedhin-kete-profesion-nuk-mund-te-rrime-symbyllur-117921" }