Mesazh prekes nga vajza siriane për Trump: “Lufta vodhi femijërinë time, koha që vrasësit të dënohen”

Publikuar tek: bota, më 13:30 08-04-2017 Mesazh prekes nga vajza siriane për Trump: “Lufta vodhi femijërinë time, koha që vrasësit të dënohen”

7 vjecarja siriane, Bana Alabed që bëri famë në Twitter me nofkën “Zëri i Alepos” ka folur përsëri. Këtë herë rreth vendimit të Donald Trump, për të sulmuar bazat ajrore të Sirisë.

Refugjatja siriane shkroi ne Twitter disa orë pasi SHBA lëshoi raketat ‘Tomahavk’, për të treguar suportin e saj.

Jam një fëmijë sirian që ka vuajtur nga Bashar al Asad dhe Putin”, Alabed shkroi të premten në mëngjes. “E mirëpres veprimin e Donald Trump kundër vrasësve të popullit tim”, tha ajo. Shkrimi i saj u shpërnda më shumë se 1,300 herë dhe vogëlushja nuk u ndal aty.

“Putin dhe Asad bombarduan shkollën tine, vranë shokët e mi dhe vodhën fëmijërinë time. Është koha që të dënohen vrasësit e fëmijëve në Siri”, vazhdoi ajo.

“Ne nuk duam LUFTË TË TRETË BOTËTORE. Nuk duam luftë në Siri. Të bashkohemi dhe t’u japim fund të gjitha luftërave”, u shpreh vajza e vogel në shkrimin e saj të ndjerë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër ngjarje e rëndë nga përplasja me një kamion, treni me 300 pasagjerë del nga rruga
SHBA rinis sulmet ajrore në Siri »
Article Logic
Execution time: 0.011419057846069
array(1) { ["section"]=> string(103) "mesazh-prekes-nga-vajza-siriane-per-trump-lufta-vodhi-femijerine-time-koha-qe-vrasesit-te-denohen-74521" }