Mesazhet e Shën Valentinit shkaktojnë konfuzion në SHBA, mbërrijnë tani në nëntor në celularët e marrësve

Publikuar tek: bota, më 13:37 08-11-2019 Mesazhet e Shën Valentinit shkaktojnë konfuzion në SHBA, mbërrijnë tani në nëntor në celularët e marrësve Foto ilustruese

Mesazhet që kanë mbërritur gjatë të mërkurës kanë bërë konfuz me qindra përdorues celulari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato kanë prekur si telefonat Apple ashtu edhe ato Android.

‘’Syniverse’’, kompania që merret me shpërbimet e telekomunikacionit, ia vë fajin një defekti në ciklin e mirëmbajtjes së brendshme.

Por, përdoruesit nxituan të shkruajnë menjëherë në rrjetet sociale, raporton BBC. Disa thanë se mesazhet u ishin dërguar ish-partnerëve, ndërkohë që të tjerë u ankuan se mesazhet kanë mbërritur në telefonat e atyre që nuk jetojnë më.

“Mora një tekst nga celulari i shoqes sime të ngushtë që është ndarë nga jeta që në shkurt”, ankohet një përdorues në ‘’Twitter’’.

“Mora një mesazh në 3 të mëngjesit nga im atë ku thuhej se më donte dhe më mbështeste, por ai as nuk mbante mend të më kishte cuar një mesazh të tillë”, thotë dikush tujetër.

Kishte të tjerë që thanë se u kanë mbërritur mesazhe të para dy viteve.

Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare, kompania ‘’Syniverse’’ u kërkon falje për 168.149 klientë që ishin prekur nga ky ngatërrim sistemi, duke i siguruar se defekti ishte zgjidhur.

“Jemi duke kryer procedurat e brendshme të kompanisë”, tha një zëdhënës i ‘’Syniverse’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026365995407104
array(1) { ["section"]=> string(111) "mesazhet-e-shen-valentinit-shkaktojne-konfuzion-ne-shba-mberrijne-tani-ne-nentor-ne-celularet-e-marresve-185165" }