Mesazhi i Gazmend Pajës për dhunën ndaj grave: Të dashur burra jetën na e ka dhënë një grua

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:03 07-09-2017 Mesazhi i Gazmend Pajës për dhunën ndaj grave: Të dashur burra jetën na e ka dhënë një grua

Në kuadër të një aktiviteti të dhunës ndaj grave, aktori i njohur i “Portokallli”, ka dhënë një mesazh për të gjithë meshkujt që dhunojnë femrat.

I prekur nga kjo situatë aktori shprehet se e rëndësishmne është që femrave t’ua zbukurojmë jetën, jo t’i dhunojmë ato.

“Unë jam sot këtu si birri i një nëne, jam si vëllai i një motre, jam si i dashuri i një vajze. Jam mashkull, por tingujt e para i kam dëgjuar nga barku i një femre. Kam gjithçka se një femër më lindi. Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecni bashkë. Grushtin mblidheni që të simbolizoni që jeni një dhe gjithmonë bashkë. Ne jetojmë në Shqipëri dhe jetojmë me burrërinë. Burrat e parë na kanë mësuar se sa paburrëri është të keqtrajtosh femrat. Le të mësojmë nga njëri-tjetri. Mos kemi turp, grindje ka kudo. Mos harrojmë një gjë, jetën na i dha një grua ndaj kështu e ka vendosur Zoti, siç ka vendosur ne që jemi burra. Kështu që burra, o burra t’ia zbukurojmë jetën qenies së mrekullisë, femrës!,”-ka përfunduar mesazhin e tij aktori i njohur”, shprehet Paja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021746873855591
array(1) { ["section"]=> string(96) "mesazhi-i-gazmend-pajes-per-dhunen-ndaj-grave-te-dashur-burra-jeten-na-e-ka-dhene-nje-grua-91458" }