Mesazhi i Metës: Koha të mendojmë seriozisht, zgjidhja nuk është largimi por ndryshimi

Publikuar tek: politike, më 10:14 17-09-2019 Mesazhi i Metës: Koha të mendojmë seriozisht, zgjidhja nuk është largimi por ndryshimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë këtë mëngjes një mesazh shqetësues.

Kreu i shtetit ka publikuar një kronikë nga 'Zëri i Amerikës' për largimin e popullisë, ndërsa shton se kjo ka ndikuar në uljen e djeshme të numrit të nxënësve në shkolla.

Meta mes të tjerash shprehet se "Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi".

Mesazhi i plotë:

Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.

Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.

Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.

Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.

Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!

jjjjj.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026344060897827
array(1) { ["section"]=> string(91) "mesazhi-i-metes-koha-te-mendojme-seriozisht-zgjidhja-nuk-eshte-largimi-por-ndryshimi-178734" }