Mesazhi i nxënësve shqiptarë për fëmijët italianë mbërrin edhe në median italiane

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:11 18-04-2020 Mesazhi i nxënësve shqiptarë për fëmijët italianë mbërrin edhe në median italiane

Fjalët e nxënësve shqiptare të cilët recitojnë vargje inkurajuese për fëmijët italianë me mesazhin “Çdo gjë do të shkojë mirë, sepse bota do të ndryshojë” duket se kanë kapërcyer detin duke mbërritur në median italiane.

 

Euronews Italia ka shpërndarë videon e transmetuar për herë të parë ekskluzivisht nga Euronews Albania me përshkrimin “çdo gjë do të shkojë mirë”.

Nxënësit e ciklit të ulët të orës së gjuhës italiane në shkollën 9-vjeçare jopublike “Ylber” në Tiranë ndërmorën këtë nismë për t’i dhënë zemër fëmijëve të shtetit fqinj i cili ishte shteti i goditur më rëndë nga coronavirus në fillimet e epidemisë.

Teksti është marrë nga kënga e artistit të njohur italian Gianni Morandi, “Il Mondo Cambiera”, i cili duket se i përshtatet më së mirë situatës me të cilën po përjeton jo vetëm vendi fqinj, por e gjithë bota.

Institucionet arsimore ishin ndër të parat që u mbyllën si pasojë e masave për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndaj nxënësit anë e mbanë botës po qëndrojnë në shtëpi.

Megjithatë, fëmijët gjetën një mënyrë për të shkurtuar distancën dhe për t’i dhënë sado pak kurajë fëmijëve italianë që ndodhen në karantinë që prej datës 11 mars.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010976076126099
array(1) { ["section"]=> string(88) "mesazhi-i-nxenesve-shqiptare-per-femijet-italiane-mberrin-edhe-ne-median-italiane-203033" }