Mesazhi i Skënder Brucajt: Kush vret një njeri, ka vrarë njerëzimin. Flet edhe për pronat që shteti s’i ka kthyer KMSH-së

Publikuar tek: aktualitet, më 09:35 10-07-2015 Mesazhi i Skënder Brucajt: Kush vret një njeri, ka vrarë njerëzimin. Flet edhe për pronat që shteti s’i ka kthyer KMSH-së Skënder Brucaj

Skënder Brucaj, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, ka folur sot kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar duke dhënë mesazhin që ‘’Kurani’’, libri i shenjtë mysliman përcjell.

“Kush vret një njeri është sikur ka vrarë gjithë njerëzimin dhe kush shpëton një jetë e ka shpëtuar gjithë njerëzimin”, ka thënë Bruçaj.

Ai ka dënuar këtë fenomen, duke thënë se duhen të ngrihen struktura për identifikimin e ekstremistëve.

“Ekstremizmi i dhunshëm është një problem global, radikalizmi fetar është një kërcënim për shoqërinë dhe ne duhet të jemi të bashkuar për ta luftuar. Islami i jep shumë rëndësi drejtësisë, humanizmit, mbrojtjes së të drejtave, kërkohet që njerëzit të jenë të moralshëm dhe të pastër. Kush vret një njeri është sikur ka vrarë gjithë njerëzimin dhe kush shpëton një jetë e ka shpëtuar gjithë njerëzimin. Por ka edhe mëndje të sëmura. Në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm duhet të jemi të gjithë së bashku. Ne si KMSH kemi denoncuar çdo rast. Duhet të jemi koshient që janë gratë partneret më të mira në parandalimin e ekstremizmit. Po kështu duhet bërë identifikimi i grupeve radikale që nxisin ekstremizmin.  Përfshirja e shoqërisë civile. Fushatat e sensibilizimit në shoqëri për njohjen e atyre personave që janë bërë pre e manipulimit si dhe ndalimi i grupimeve ekstremiste, duke krijuar struktura për identifikimin e radikalistëve”, tha Bruçaj.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar përfitoi edhe nga rasti për t’I kujtuar shtetit se duhet t’I kthejë pronat atyre si dhe t’i kompensojë.

“Shteti duhet të kompensojë KMSH,  për pronat. Duke thënë që shteti nuk ka kthyer pronat e komunitetit, shteti duhet të jetë më i vendosur”, tha Bruçaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “"Radikalizimi fetar dhe ekstremizmi”, Lu: OJQ-të, duhet të sjellin ndryshimin. Vlahutin: Ekstremizmi fetar po prek gjithë botën
Shqipëria fiton 3 pikët me Serbinë, gjykata në Lozanë sapo dha vendimin »
Article Logic
Execution time: 0.011878967285156
array(1) { ["section"]=> string(124) "mesazhi-i-skender-brucajt-kush-vret-nje-njeri-ka-vrare-njerezimin-flet-edhe-per-pronat-qe-shteti-s-i-ka-kthyer-kmsh-se-15786" }