Mesazhi për amerikanët, Franca dhe Gjermania sjellin avionin e përbashkët luftarak

Publikuar tek: bota, më 20:08 27-04-2018 Mesazhi për amerikanët, Franca dhe Gjermania sjellin avionin e përbashkët luftarak

Dy shtete europiane si Franca dhe Gjermania kanë projektuar ndërtimin e një avioni të përbashkët luftarak i cili do të zëvendësojë avionët Eurofighter dhe Rafale-Jet.

Me këtë projekt ata duan t’u tregojnë vendin konkurentëve amerikanë.

Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionit, ILA ata nënshkruan si hap të parë një dokument, i cili përcakton detyrat bazë të avionit të ri.

“Ne dëshirojmë një Evropë të lirë, demokratike, stabile, një Evropë të fortë, e cila të jetë në gjendje t’i mbrojë njerëzit dhe vlerat e saj”, shpjegoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

“Në një botë që po bëhet më e pasigurtë prandaj është e rëndësishme edhe që ne të ndërmarrim së bashku hapa parandalues.”

Homologia e saj franceze, Florence Parly e mbështeti: “Në të kaluarën është folur shumë për strategjinë vetjake të Evropës dhe me këtë marrëveshje ne i japim një fytyrë kësaj strategjie”. Forca shtytëse në zhvillimin e avionit të ri do të jetë Franca, siç bëri të ditur von der Leyen. Gjermania do të ketë rol drejtues në zhvillimin e sistemeve të reja tokësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004831075668335
array(1) { ["section"]=> string(88) "mesazhi-per-amerikanet-franca-dhe-gjermania-sjellin-avionin-e-perbashket-luftarak-118593" }