MESAZHI për ENI VASILIN, si mund ta zbulojë BASHA të vërtetën në pak sekonda

Publikuar tek: politike, më 11:51 19-03-2020 MESAZHI për ENI VASILIN, si mund ta zbulojë BASHA të vërtetën në pak sekonda Basha-mesazhi

Mbrëmjen e djeshme, ky mesazh mbërritur në celularin e Eni Vasilit, presupozuar nga kreu i PD Lulzim Basha, i çuditi të gjithë.

Në të shkruhej: “Eni, pyeteni Kryeministrin, a është i gatshëm të largohet dhe të më hapë rrugën të marr drejtimin e qeverisë?"

90617009_2462337737409988_6545840449016299520_n_copy.jpg

Në fakt ky mesazh çuditi edhe vetë Ramën i cili e pyeti gazetare nëse ishte e sigurtë që ia kishte çuar kryedemokrati.

Basha e mohoi aty për aty por edhe zyrtarisht përmes një deklarate të Partisë Demokratike

“Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit”, thuhej ndër të tjera në reagimin e PD.

POR SI MUND TË HAKOHET MESAZHI?

Newsbomb.al u konsultua me një ekspert të fushës i cili na sqaroi, se nëse shohim me vëmendje sms-në, ajo është dërguar nga “i masagge” dhe është me blu dhe jo me jeshile, që do të thotë është një mesazh i dërguar jo nga kompania telefonike pasi në i masagge nuk ka akses asnjë kompani telefonike.

I njëjti burim tha se në rast hakimi, më e mundjshma është që Bashës dikush t’i ketë hakuar ‘Apple ID”. Ose dikush ka akses në “Apple Device” që përdor Basha.

Megjithatë të gjitha këtyre dilemave mund t’i japë fund vetë kryedemokrati duke kontrolluar nga celulari i tij Iphone se kush tjetër veç tij ka akses. Dhe në rast se i del dikush tjetër veç tij, ai fare lehtë mund ta referojë rastin pranë organeve të hetimit.

Në të kundër, Basha s’ka ç’të referojë pasi, mesazhi mund të jetë dërguar nga vetë ai. /newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plani i Bashës për masat ekonomike, ironizon Rama: 7x7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave
Vazhdojnë replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, përgjigjet kreu i PD: Sa keq për çdo shqiptar... »
Article Logic
Execution time: 0.011863946914673
array(1) { ["section"]=> string(82) "mesazhi-per-eni-vasilin-si-mund-ta-zbuloje-basha-te-verteten-ne-pak-sekonda-199235" }