Mesazhi PREKËS i doktoreshës për ndarjen e parakohshme nga jeta të LUZHIT: Ishe me mua në ditë të vështira e të fus në dhe një shoqe…

Publikuar tek: aktualitet, më 19:51 06-02-2018 Mesazhi PREKËS i doktoreshës për ndarjen e parakohshme nga jeta të LUZHIT: Ishe me mua në ditë të vështira e të fus në dhe një shoqe…

Një ditë e trishtueshme sot për të gjithë. Që kur Luzhiana Abazi, mbylli sytë në oren 03.00 të mëngjesit të sotëm, për tu shoqëruar nesër në mesditë në banesën e fundit pas homazheve në Muzeun Kombëtar, mesazhet e ngushëllimit, dhimbjes, trishtimit, pabesisë së jetës apo marrjes së një ëngjëlli në parajsë, kanë shpërthyer nga të gjitha anët.

Anika Dokle, doktoresha e maternitetit Koco Glozheni, mike e Luzhit, ka shkruar tani vonë një mesazh të ndjerë për vajzën që sot është përshëndetur nga të gjithë, pa dallim ngjyrash partiake, edhe pse ishte funksionare e LSI.

“Unë nuk jam nga ato që pres të vdesësh për të thënë fjalë të mira, e për të të thënë se sa fort të desha Luzhiana Abazi. Kam dhimbje ne zemër se humba një shoqe, një mike të orëve të vështira, një njeri me zemër të madhe, një “shok” lufte, humba përqafimin dhe buzëqeshjen e dhënë ditëve kur gjithcka nxinte rreth meje; humba mësimin e madh se jeta duhet jetuar si të ishte dita e fundit.

Të fusësh në dhe një shoqe, qenka fortë e rëndë!!” shkruan në mesazhin e saj Anika Dokle.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ka ardhur koha për ribashkim në shtet kombëtar shqiptar”…Profesor Astrit Leka vendos mes Gjenevës bustin e SKËNDERBEUT
Shembja e Urës së Hoshtevës, urbanisti: Ministria e Kulturës garantoi se s'kishte rrezik shembje »
Article Logic
Execution time: 0.011254072189331
array(1) { ["section"]=> string(138) "mesazhi-prekes-i-doktoreshes-per-ndarjen-e-parakohshme-nga-jeta-te-luzhit-ishe-me-mua-ne-dite-te-veshtira-e-te-fus-ne-dhe-nje-shoqe-109369" }