Mesiç shpallet Qytetar Nderi i Tiranës, Basha: Mesiç, mbështetës i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 23-03-2015 Mesiç shpallet Qytetar Nderi i Tiranës, Basha: Mesiç, mbështetës i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare Basha dhe ish presidenti kroat Stjepan Mesić

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka akorduar titullin Qytetar Nderi ish-presidentit të Kroacisë Stjepan Mesić (Stipe Mesiç). Basha ka vlerësuar rolin e dhe kontributin e ish presidenti Mesiç për çështjen kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin sot t'ju titullin: "Qytetar Nderi" i Tiranës: "Për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me perspektivën e integrimit europian”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër Ish presidenti kroat thekson se vendi i tij do të jetë nje mbështetës i fortë i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Europa sipas Mesiç do të jetë konkurruese vetëm duke pranuar në të të gjitha shtetet aspirantë, pra duke qenë e bashkuar.

Për gatishmërinë dhe mbështetjen e Mesiç, mjafton të shohësh zyrën e tij, ku mes titujve të shumtë të grumbulluar gjatë karrierës, sahati i Tiranës, titulli Qytetar Nderi i Shëngjinit dhe një medalje nga Kosova qëndrojnë të tria mbi tavolinën e shkrimit, nën hijen e dhjetëra titujve të tjerë të vendosur me kujdes në një raft pranë murit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Priten pishat në Përmet, rrezikonin kalimtarët dhe prishjen e rrugës
Lushnje, vetëvritet 50 vjeçari ditën e djeshme, shkak humbja në kazino »
Article Logic
Execution time: 0.012681007385254
array(1) { ["section"]=> string(105) "mesic-shpallet-qytetar-nderi-i-tiranes-basha-mesic-mbeshtetes-i-jashtezakonshem-i-ceshtjes-kombetare-6692" }