Mesila Doda i kthen përgjigje komunitetit LGBT: Nuk e dua votën tuaj

Publikuar tek: politike, më 00:43 14-06-2017 Mesila Doda i kthen përgjigje komunitetit LGBT: Nuk e dua votën tuaj

Pas thirrjes së komunitetit LGBT për të mos votuar 4 kandidatë për deputetë, ndër ta edhe Mesila Dodën e PDIU, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se nuk e dëshiron votën e tyre.

Thirrja e LGBT për të mos votuar Mesila Dodën, Tritan Shehun, Nard Ndokën dhe Eduart Ndocajn vjen pas komenteve homofobike që deputetët kanë bërë, në veçanti Doda e cila është përfshirë edhe në replika të forta me krerët e LGBT në Shqipëri, Kristi Pinderin.

“Sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujtdo që mendon se familja tradiconale është e para”, deklaroi Mesila Doda gjatë një takimi që PDIU zhvilloi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023782014846802
array(1) { ["section"]=> string(73) "mesila-doda-i-kthen-pergjigje-komunitetit-lgbt-nuk-e-dua-voten-tuaj-82382" }