Mesila Doda i përgjigjet Edmond Spahos: Delirant i një fundvere të nxehtë

Publikuar tek: politike, më 18:25 16-08-2017 Mesila Doda i përgjigjet Edmond Spahos: Delirant i një fundvere të nxehtë

Mesila Doda e PDIU i përgjigjet Edmond Spahos pas komentit që ky i fundit i bëri deklaratën së deputetes për pjesëmarrjen e detyrueshme në zgjedhje.

Doda nuk e priti mirë propozimin e opozitës për të fiksuar në Kushtetutë dhe Kod votimin me detyrim të qytetarëve ndërsa Spaho i kujtoi modelin grek duke akuzuar PDIU-në se blen vota e mandate deputetësh.

“Deliri i një fundverë të nxehtë”, kështu e quan Doda komentin e Spahos së PD në një reagim të bërë pak më parë në rrjetet sociale.

KOMENTI I PLOTË:
Po lexoj pergjigjen qe n/kryetari ex-officio i PD, ka dhene lidhur me deklaraten time per pjesmarrjen e detyrueshme ne zgjedhje. Tash me duhet ti them dy fjale per te argumentuar dashakeqesine si dhe tendenciozitetin me te cilin sa here hapin gojen kerkojne te hedhin balte, por nuk ndalen ne asnje moment per te menduar per pasojat ne sistemin demokratik te akteve qe kryejne e qe me ne fund rezultojne gati gjithmone nje bumerang.
Me se pari, abstenimi dhe bojkoti eshte mjet denokratik dhe kete ja kemi pare e degjuar me se shumti zedhenesve zyrtare dhe jo te PD, pergjate muajve dhe viteve te fundit. Nese abstenimi dhe bojkoti nuk do ishin mjete demokratike nuk do kishim degjuar aq shume fjalime per dobine e ketyre mjeteve demokratike. Tani, pse kur bojkotin e kryen deputeti eshte legjitim ndersa populli i thjeshte nuk mund ta kete kete privilegj? 
Besoj fort se votimi eshte nje akt moral dhe detyre qytetare, por nuk mundet kurrsesi te konsiderohet si nje shtrengese administrative, akoma me keq pas nje histori diktature gjysme shekullore, akoma me keq kur kjo shihet si mundesi per te rritur artificialisht mbeshtetjen ne elektoratin qe te ka braktisur.
Se dyti, nodelet qe me aq deshire i merrni nga shteti grek nuk jane as me te miret e as me te suksesshmit... deshmojne thjesht gjendje vasaliteti mental, vasalitet te cilin brezi im nuk e ka ne raport me fqinjin. E meqenese shteti fqinje na qenka djepi i demokracise e nga ku duhet te marrim modelet, a mundet ti kerkoni pse ky model demokracie keqtrajton emigrantet, pse nuk njeh pronat e popullsise çame te shperngulur me dhune, pse nuk e njeh genocidin mbi kete popullsi, pse nuk lejon te moshuarit çam te vizitojne trojet e shtepite e tyre, pse shkel rregullat e levizjes se lire, pse kercenon me veto sa here i kerkojme zgjidhjen e genocidit ndaj popullsise çame. Ky eshte modeli i djepit te demokracise qe permendet si shembull e qe ne duheshkemi ta kopjojme.
Me vjen mire qe jam pjese e nje brezi qe ka bere ndryshime rrenjesore ne filozofine politike, duke kerkuar nje ridimensionim te vetedijes kombetare, si dhe krijimin e nje politike te pergjegjeshme e ne funksion te nje Shqiperie te reformuar politikisht, shpirterisht e ekonomikisht.
Tash me se fundi... meqenese si gjithmone hidhet nje dore me balte e vulgaritet ne fund per forcen politike dhe personin qe te ka dale perballe, me duhet ti rikujtoj se Ministri i Brendshem eshte perfaqesues i PD dhe nuk konfirmon shqetesimin e nenkryetarit ex officio per blerje votash... dhe nga ana tjeter eshte krejt e pamende te akuzohet per blerje e vetmja force qe nuk ka perfaqesues ne pushtet e qeveri... 
me 6 ministra ne qeveri e te bertasesh per vjedhje votash ndaj nje partie qe me 75.000 vota mori 3 mandate... ky eshte thjesht delir i nje vere te nxehte...

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.004025936126709
array(1) { ["section"]=> string(78) "mesila-doda-i-pergjigjet-edmond-spahos-delirant-i-nje-fundvere-te-nxehte-89271" }