Ish- deputetja e PDIU ka reaguar me anë të një statusi për protestën e mbajtur ditën e sotme kundër taksës për kalimin në Rrugën e Kombit nga kompania konçensionare.
Sipas Dodës, zona e Kukësit është një zonë trimash dhe Rama shton Doda, bën gabim fatal kur kërcënon kuksianët.
“Kryeministri bën gabimin fatal... kërcënon kuksianët... dëshmon injorancë ekstreme sepse ajo zonë është djep trimërie e rezistence... mesa duket në fund do i duket mjalt kënga e Hajredin Pashës...” shkruan ish deputetja e PDIU Mesila Doda.