Mësohet data se kur do të publikohet versioni final i këngës shqiptare në Eurovision

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:02 16-02-2016 Mësohet data se kur do të publikohet versioni final i këngës shqiptare në Eurovision

Tashmë dihet se këtë vit këngëtarja Eneda Tarifa do të përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Kënga “Përrallë” u shpall fituese e festivalit të këngës  të RTSH-së në fund të dhjetorit dhe kështu fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Këngëtarja Eneda Tarifa, ka bërë tashmë të ditur se “Përrallë” do të këndohet në gjuhen angleze, ndërsa po punohet për versionin final të këngës ku edhe për shkak të rregullave të festivalit evropian, kënga do të shkurtohet vetëm në tre minuta, shkruan Magazina.al

Versioni final i këngës “Fairytale love” do të publikohet më 15 mars, këtë e ka konfirmuar për Magazina.al edhe kompozitorja dhe tekstëshkruaesja e këngës, Olsa Toqi.

Kujtojmë që vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”, ajo u radhit në pozitën e 17-të, ndërsa deri më tani Rona Nishliu vazhdon të mbajë pozitën më të mirë që i ka dhuruar Shqipërisë pozicionimin në vendin e 5-të në vitin 2012.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025215148925781
array(1) { ["section"]=> string(90) "mesohet-data-se-kur-do-te-publikohet-versioni-final-i-kenges-shqiptare-ne-eurovision-32768" }