Ditën e sotme priten reshje të dobëta.
Në Vlorë mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 200 m, ndërsa në Jug deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se këto nivele).
TEMPERATURAT
Sot (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 12 °C
në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C
ERA
Sot (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe në bregdet.