Kreu i një prej partive më të reja opozitare LDE, Arian Galdini, ka treguar një episod të pakëndshëm të ngjarë sot në 7 Mars, festën e mësuesve, në një lokal pranë lagjes së tij.
Ja çfarë shkruan Galdini:
“Kafja e lagjes. Hyjne 3 zonja të veshura mirë. Ulen në tavolinën ngjitur. Hapin çantat dhe fillojnë t’i tregojnë njëra-tjetrës dhuratat që kishin marë sot. U kuptua që ishin mësuese. Festonin 7 marsin. Po gëzonin e lumturonin me njëra-tjetrën, ndërsa hapnin kuti me vathë, varëse e bizhu.
Me erdhi 7 marsi në grykë... Doja të villja....
Çtë bëjmë në këtë vend, kur mësuesi hallexhi i gëzohet vatheve a vareseve të 7 marsit që ia bëjnë nëxnesit edhe më hallexhinj?
Çtë bëjmë në këtë vend, ku mësuesi shet nota e favorizime, në shkëmbim të dhuratave e parave?
Çtë bëjmë në këtë vend, ku asnjë profesion nuk është më as mision, as pasion, as i dlirë?
Çte bëjmë?