Mësuesi i gjimnazit parandalon TRAGJEDINË me një PËRQAFIM, si i mori armën nxënësit që do kryente MASAKRËN (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 06:41 20-10-2019 Mësuesi i gjimnazit parandalon TRAGJEDINË me një PËRQAFIM, si i mori armën nxënësit që do kryente MASAKRËN (VIDEO)

Një mësues gjimnazi ka parandaluar tragjedinë që mund të ndodhte në një shkollë në SHBA.

Mësuesi i fizkulturës, i cili është edhe trajner i ekipit të futbollit ka mbrojtur nxënësit e tij, nga një tjetër nxënës i armatosur.  

Në pamjet, të cilat po bëjnë xhiron e botës shihet teksa mësuesi del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.

Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, i cili është qartazi i ngarkuar emocionalisht. Një tjetër anëtar stafi i shkollës vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit.

Në pjesën tjetër të videos shihen nxënësit se si dalin të tmerruar nga klasat, si dhe 19-vjeçari që fut armën fshehurazi në shkollë.

Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale. Ai doli në gjyq dhe pranoi fajin për armëmbajtje pa leje, ndërsa gjykata e dënoi atë me tre vite shërbim prove.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në SHBA, ku fatkeqësisht vrasjet në shkolla nuk janë të pakta. Ndërsa mësuesi ia doli të parandalojë gjithçka me një përfqafim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020402908325195
array(1) { ["section"]=> string(118) "mesuesi-i-gjimnazit-parandalon-tragjedine-me-nje-perqafim-si-i-mori-armen-nxenesit-qe-do-kryente-masakren-video-182752" }