Mësuesi nga Ferizaj i ndryshon jetën vogëlushes nga Ballshi, paguan shumën e parave për operacionin e skoliozës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:25 08-11-2019 Mësuesi nga Ferizaj i ndryshon jetën vogëlushes nga Ballshi, paguan shumën e parave për operacionin e skoliozës

Të premten e kaluar shqiptarët mësuan historinë e dhimbshme të Joridës 12-vjeçare në Ballsh. Vajza mes dhimbjeve rrëfeu sesi skolioza dhe deformimi i legenit ia kishin bërë jetën ferr të përditshëm. Prindërit thanë në emision se operacionet kushtojnë 26.500 €.

Jorida ka nevojë për një trajtim të gjatë që nga operacioni i pare (legeni është i dëmtuar) deri tek i dyti ( skolioza në shtyllën kurrizore) Është një rast shumë i vështire. Lotët e Joridës janë therëse, janë britma të një fëmije të pafajshme. Ajo tregoi vetë historinë e saj ku tha se trupi i dhemb por nuk i tregon prindërve sa, pasi nuk do t’i shqetësojë.

Në klasë, mësuesi nga Ferizaj Nuhi Bega i dorëzoi Joridës një letër të cilën ajo e lexoi “Shqiptarët panë një vajzë të mrekullueshme, ti je me fat se rrethohesh nga njerëz që të duan, çdo shkronjë që ti lexon e kanë shkruar shqiptarët kudo në botë, zërin tënd që dridhej dhe lotët në faqe shqiptarët i panë dhe vendosën që të marrin përsipër kostot e operacioneve” lexoi në letër vajza.

Te prindërit e Joridës, Xhelal Bega, i cili është djali i mësuesit që vizitoi Joridën në klasë, u dha lajmin se paratë e operacionit janë mbledhur! “Po ma freskon shpirtin kjo!”, tha Xhelali, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës. Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet. Elvisi në fakt u tha prindërve se është caktuar dhe data e operacionit të Joridës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025121927261353
array(1) { ["section"]=> string(117) "mesuesi-nga-ferizaj-i-ndryshon-jeten-vogelushes-nga-ballshi-paguan-shumen-e-parave-per-operacionin-e-skoliozes-185211" }