Mësuesi pranon se ka përdhunuar nxënësen: Pse u tregove prindërve? Do të çoja unë në spital për abort

Publikuar tek: aktualitet, më 06:33 03-06-2015 Mësuesi pranon se ka përdhunuar nxënësen: Pse u tregove prindërve? Do të çoja unë në spital për abort Foto ilustruese

Mësuesi Demir Hoxha ka pranuar se ka përdhunuar nxënësen 12-vjeçare.  “Pse u ka treguar prindërve?”, mësohet se ka thënë në polici mësuesi 62-vjeçar, pas ballafaqimit në polici me komunikimin nga efektivët se vajza ka mbetur shtatëzënë. “Pse u ka treguar prindërve? Do ta çoja unë në spital për abort!’’, ka dhënë rrëfimin e tij mësuesi. Nuk dihet ende nëse vajza është me të vërtetë shtatëzënë, apo nëse ky ka qenë një kurth i përdorur nga policia për të mësuar të vërtetën, që sipas rrjedhës së ngjarjes, është pranuar edhe nga vetë mësuesi.

Fakte të reja tronditëse dalin nga ngjarja, ku një e afërme tregon se ishte në dijeni të abuzimit seksual, duke thënë se ishte i përditshëm, çdo mëngjes, në klasën ku bëhej mësim.  “Abuzimi në mëngjes në 07:30. Gjithçka ndodhte në klasën ku bëhej mësim”, tregon e afërmja e së miturës, Jetmira Kishto.

Mësuesi në Divjakë ka përfituar nga besimi që nxënësja kishte krijuar ndaj tij, për të kryer aktin makabër të përdhunimit të saj. Në moshë jo të re, por plot 62 vjeç mësuesi i shkollës të fshatit Zharnec në Divjakë ka përdhunuar nxënësen e tij në klasë. Edhe një ngjarje tjetër e këtyre permasave ka ndodhur në KOrçë, ku një i moshuar 80 vjeç ka dashur të abuzojë me një 12-vjeçare në banesën e saj.

Demir Hoxha, mësuesi kujdestar është arrestuar nga policia, pas denoncimeve të prindërve të së miturës vetëm 12 vjeç, e cila ka shkuar e tronditur në shtëpi. Fatmirësisht, ajo ka arritur t’i tregojë të ëmës së saj se çfarë kishte ndodhur, e cila më shumë e tronditur se e bija iu është drejtuar efektivëve të policisë, duke denoncuar me detaje të gjithë ngjarjen. Në flagrancë është arrestuar edhe 80-vjeçari Ilia Kovaçi.

Pas ngjarjes ka reaguar menjëherë drejtori i shkollës, i cili thotë se ngjarja është e pabesuashme, pasi për mësuesin nuk ka pasur asnjëherë denoncime të tilla më parë.

“Ngjarjen tronditëse e mësuam nga media. 62-vjeçari është mësues në klasën e pestë në Kryekuq. Ngjarja është tronditëse, e pabesueshme. 62- vjeçari është mësues prej më shumë se 20 vitesh në këtë shkollë dhe nuk ka pasur asnjëherë denoncime për të më parë”, është shprehur drejtori i shkollës, Vasil Rrushi.

Hoxha është arrestuar menjëherë nga policia, por nuk dihet ende se çfarë ka rrëfyer në polici. Psikologu ka pyetur vajzën e mitur për të kuptuar më shumë nëse ngjarja ka qenë e vërtetë apo e stisur, duke dalë në konkluzionin që ua ka komunikuar edhe policisë për tronditje të fortë psikologjike. Vajza do t'i nënshtrohet edhe një vizite nga mjekët.

 Mesuesi

mesuesi2

Demir Hoxha, mësuesi në shkollën e fshatit Zharnec, Divjakë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fier, kultivuan 800 rrënjë kanabis, arrestohen dy persona
Studentët në protestë: Mos e shisni universitetin »
Article Logic
Execution time: 0.012003183364868
array(1) { ["section"]=> string(105) "mesuesi-pranon-se-ka-perdhunuar-nxenesen-pse-u-tregove-prinderve-do-te-coja-une-ne-spital-per-abort-12534" }