Mësuesja denoncon në Newbomb.al: Më hoqën nga puna! Drejtoresha e Arsimit kërcënoi... (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 08-09-2018 Mësuesja denoncon në Newbomb.al: Më hoqën nga puna! Drejtoresha e Arsimit kërcënoi... (DETAJE)

Një denoncim vjen në redaksinë e Newsbomb.al. Fatbardha Alushaj pretendon se Drejtoria e Arsimit Mallakastër e ka pushuar nga puna si mësuese në shkollën 9 vjeçare ‘Ismail Klosi’ në Ballsh.

Alushaj shprehet se kishte kontratë me afat të pacaktuar, ndërsa më 10 gusht të këtij viti në librezën e punës i kanë shënuar ‘përfundon kontrata’.

Ka qenë Drejtoresha e ZA Mallakastër Fiqirete Malaj, e cila i ka kërkuar drejtoreshës së shkollës ‘Ismail Klosi”, Loreta Zeqajt në Ballsh largimin nga puna të mësueses Fatbardha Alushaj në një afat deri më 04/04/2018. Më pas kur kjo e fundit nuk po zbatonte urdhrin nga Drejtoria e Arsimit, vetë drejtoresha me anë të një shkrese zyrtare më datë 03/04/2018 i kërkon drejtoreshës së shkolles që të paraqitej në datë 05/04/2018 për masë ndaj saj. Pas kësaj kërkese drejtoresha e shkollës Loreta Zeqaj në datë 04 / 04 / 2018 e bëri pushimin nga puna të mësueses, pasi iu tha se nëse nuk e bënte do merreshin masa ndaj saj.

Ndërkaq, në shkresën e ZA Mallakastër theksohet se mësuesja në fjalë me rol ndihmëse në shkollën 9-vjeçare të Ballshit nuk ka marrë pjesë në asnjë nga portalet “Mësues për Shqipërinë”, duke argumentuar se ky është shkaku i pushimit nga puna.

Ndërkohë, ky vendim që mësuesit ndihmës të merren nga portali hyri në fuqi për vitin akademik 2017-2018, rreth 1 vit pasi Fatbardha Alushaj ishte bërë pjesë e stafit të shkollës 9 vjeçare te Ballshit.

Duke qenë se ligjet dhe udhëzimet nuk kanë fuqi prapavepruese Alushaj shprehet se e kanë pushuar nga puna padrejtësisht. E vetmja përgjigje që ajo ka marrë nga Drejtoria Arsimore është se sipas tyre, kontrata është nënshkruar gabim.

Ndërsa kjo e fundit i kërkon Drejtorisë së Arsimit kontratën që pretendojnë se është shkruar gabim, por nuk ia kanë dhënë. Alushaj sqaron se ka shkuar në ambjentet e ZA Mallakastër për ta kërkuar kontratën që pretendon ZA se është bërë gabim dhe këtë të fundit kanë lajmëruar shërbimet e policisë.

111.jpg

22.jpg

33.jpg

 

44.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Rama redukton fondin për ish-të përndjekurit’, Alibeaj: Paratë në dispozicion të koncesioneve korruptive
Fuste sende të ndaluara në burg, arrestohet i shpalluri në kërkim (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010885000228882
array(1) { ["section"]=> string(94) "mesuesja-denoncon-ne-newbomb-al-me-hoqen-nga-puna-drejtoresha-e-arsimit-kercenoi-detaje-133622" }