Mësuesja i shkruan deputetit të dorëhequr të Kuvendit për vajzën e tij Ambra por çfarë nuk shkon (LETRA)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:29 16-02-2016 Mësuesja i shkruan deputetit të dorëhequr të Kuvendit për vajzën e tij Ambra por çfarë nuk shkon (LETRA)

Mësuesja e vajzës së deputetit të dorëhequr socialist, Arben Ndoka, i shkruan këtij të fundit një letër ku i flet për vajzën, Ambra Ndokën. Letra ka nota të larta vlerësimi dhe deputeti është ndjerë krenar për vajzën e tij duke e shpërndarë me të gjithë miqtë e ndjekësit por bie në sy mënyra se si mësuese Entela Sheqeri e ka shkruar këtë letër të shtypur në kompjuter.

Shumë gabime gramatikore që lidhen me rregullat e drejtshkrimit. Mësuesja nuk përdor në asnjë çast shkronjën “ë” dhe as shkronjën “ç” por në vend të tyre shkruan “e” dhe “c”.

Përveç këtyre, mësuesja herë vendos hapësirë pas shenjës së pikësimit e jo para dhe herë s’vendos fare .

Letra

“Nxenesja Ambra Ndoka

E mrekullueshmja Ambra,bukuroshja e klases ,e dashur dhe e embel per te gjithe dhe me te gjithe.Shkathtesia,vullneti dhe deshira per te arritur suksesin dhe me te miren e mundshme ne cdo fushe e bejne Ambren te arrije rezultate shume te mira dhe te vleresohet nga te gjithe shoket e shoqet .Ne punet ne grup merr rolin e lideres dhe organizon punen me nje aftesi per t'u admiruar duke i dhene secilit anetar rolin e duhur.l pelqen kercimi .Shume e shkathet dhe me deshire i shton zbatimin e rregullave te cdo loje ne oren e edukimit fizik dhe ia arrin fitores.

Ne oret mesimore aktivizohet me deshire atehere kur eshte shume e sigurt ne pergjigjet e saj.Pyetjet qe ben e kompletojne si nje nxenese me formim ne progres te shkelqyer.

Arrin te zgjidhe problema edhe me 2 veprime,shnderron sakte shprehjet matematikore me fjale, ne shprehje numerike.Logjikon ne temat gjeometrike,gjen perimetrat dhe siperfaqet ne figura te dhena.

Ne lenden e gjuhes shqipe pershkruan,formon fjali,analizon personazhe,krahason dhe sintetizon mendimet bukur.Tregon aftesi edhe ne lojen me role.

Shprehet bukur dhe shkruan edhe fjalet,pyetje —pergjigje dhe pershkrime te shkurtra ne gjuhen angleze.

Eshte fat qe ne rrugen e mesimdhenies te kesh nxenese kaq te embel si Ambra, qe na ben te ndihemi krenare mua edhe ju si prinder per kete femije te mrekullueshem.

Me respekt Mesuese: Entela Sheqeri “

Shkurt 2016

ambra.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022512197494507
array(1) { ["section"]=> string(108) "mesuesja-i-shkruan-deputetit-te-dorehequr-te-kuvendit-per-vajzen-e-tij-ambra-por-cfare-nuk-shkon-letra-32705" }