Mësuesja kërkon largimin e menjëhershëm të vajzës së vogël nga shkolla pas reagimit të saj

Publikuar tek: bota, më 23:30 30-11-2016 Mësuesja kërkon largimin e menjëhershëm të vajzës së vogël nga shkolla pas reagimit të saj

Mësuesja ka kërkuar largimin e vajzës nga shkolla pasi ajo kishte nisur të qeshte dhe nuk po ndalonte pasi kishte dëgjuar emrin e zyshës së saj që quhej Butt (Prapanicë).

Priscilla Terumalait, një grua letoneze e cila jeton në Angli, i është thënë se vajza e saj e vogël nuk ndalonte së qeshuri pasi dëgjoi për herë të parë emrin e mësueses.

Mësuesja u takua me prindin e të vogles Annalise në mbledhjen e shollës, ku pasi i tregoi çfarë kishte ndodhur, i kërkoi asaj që të hiqte sa më parë këtë fëmijë të paedukatë nga klasa e saj, apo edhe nga shkolla nëse do të ishte e mundur.

Vetë mamaja e vajzës ka pranuar më pas që e vogla e saj të largohej nga ajo klasë, për shkak të tensionit që ishte krijuar mes mësueses dhe vajzës.

“Ndihem e ofenduar nga e gjithë kjo situatë. Vajza ime është një fëmijë i vogël dhe i sjellshëm. Nuk mund ta marrin inat vetëm se qesh. Në fund të fundit, emri i mësueses është qesharak”, ka thënë mamaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029226064682007
array(1) { ["section"]=> string(96) "mesuesja-kerkon-largimin-e-menjehershem-te-vajzes-se-vogel-nga-shkolla-pas-reagimit-te-saj-61184" }