Florinda Basha, mësuesja e shkollës “Boshko Strugar” në Ulqin, ka publikuar ditën e sotme në rrjete sociale fotografinë e nxënësve të saj në klasë të cilët kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Ky gjest ka ngjallur reagime të shumta në radhët e politikës, por jo vetëm.
Partia Popullore Socialiste ka kërkuar reagimin e ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, pasi e konsideron veprimin si keqpërdorim të fëmijëve për qëllime politike, raporton media Vijesti.
“Është e vërtetë se Dita e Flamurit dhe Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është një prej datave më të rëndësishme të popullit shqiptar, por keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike është i pa tolerueshëm”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.
Reagime të shumta pasur edhe në rrjetet sociale, ndërsa drejtori i shkollës, Miodrag Androviq, ka thënë se nuk sheh në të ndonjë gjë të kontestueshme.