“Met qenke lodh kot”, Ismet Drishti shkon te konferenca dhe e pyet për Rudina Hajdarin, Basha: More gjithë këtë rrugë për këtë pyetje? S'jemi për satirë këtu! (BISEDA)

Publikuar tek: politike, më 12:49 27-10-2020 “Met qenke lodh kot”, Ismet Drishti shkon te konferenca dhe e pyet për Rudina Hajdarin, Basha: More gjithë këtë rrugë për këtë pyetje? S'jemi për satirë këtu! (BISEDA) Lulzim Basha / Ismet Drishti

Lulzim Basha tallet me pyetjen e gazetarit Ismet Drishti, i cili sot u shfaq papritur në bashkëbisedimin e kreut të PD-së me gazetarët.

Drishti e ka pyetur nëse Basha do të pranonte të bashkonte votat me “Rudina Hajdarin kryeministre”, e cila mund të marrë 970 mijë vota nga elektorati gri.

Por Basha i është kthyer Ismet Drishtit duke i thënë se është lodhur kot që ka shkuar deri te selia e PD-së për të bërë atë pyetje. “S’jemi për satirë këtu”, i tha Basha.

Biseda:

Ismet Drishti: Mbrëmë morëm vesh nga rudina hajdari nga ekrani se është një elektorat gri rreth 970 mijë që nuk votojnë. E nëse këta 970 mijë votojnë Hajdarin, a do të jeni të gatshëm ose të tjerë si Hajdari që kanë krijuar parti të reja, a do të ishit të gatshëm të bashkonit votat tuaja me një kryeministre si Hajdari.

Lulzim Basha: Met qenke lodh kot, paske marrë gjithë këtë rrugë për këtë pyetje? Po u bënë zgjedhjet më 30 qershor, palo zgjedhje moniste, pseudo opozita nuk arriti të merrte vota. Shqiptarët nuk janë budallenj, më 30 qershor në votimet moniste opozita nuk mori pjesë, pseudo opozita pa opozitën në fushë e patë vetë se si doli. Kjo mjafton për t’i dhënë përgjigje përfundimtare.

Ismet Drishti: Nëse 970 mijë shqiptarë vendosin të votojnë Hajdarin…

Lulzim Basha: Këtë temë e trajton ti më mirë se unë në emisionet satirike, këtu s’jemi për satirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha flet për partinë e Jozefina Topallit: U krijua nga Edi Rama, por është i pashpresë
Dëshmoi kundër Metës, Presidenca kërkon IZOLIMIN e MENJËHERSHËM të gazetarit: Të tregojë urdhëruesit ose…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011669874191284
array(1) { ["section"]=> string(165) "met-qenke-lodh-kot-ismet-drishti-shkon-te-konferenca-dhe-e-pyet-per-rudina-hajdarin-basha-more-gjithe-kete-rruge-per-kete-pyetje-s-jemi-per-satire-ketu-biseda-225343" }