Meta apel për situatën e COVID-19: Duhet një strategji e re, kam kërkuar takim me Manastirliun, Këshilli i Sigurisë do të mblidhet nëse do të jetë nevoja

Publikuar tek: politike, më 13:28 06-07-2020 Meta apel për situatën e COVID-19: Duhet një strategji e re, kam kërkuar takim me Manastirliun, Këshilli i Sigurisë do të mblidhet nëse do të jetë nevoja Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp ka bërë apel që të rritet përqëndrimi dhe të krijohet një strategji e re për përballimin më efikas të pandemisë.

Ai ka thënë se ka kërkuar edhe një atkim zyrtar me ministren Manastirliu, në lidhje me ndihmën që mund të japë Presidenti, ndërsa është shprehur se ËKshilli i Sigurisë do të mblidhet sa herë të jetë e nevojshme.

"Kërkoj urgjentisht një reflektim serioz e të përgjegjshëm nga të gjithë. Është e domosdoshme një strategji e re konkrete dhe me protokolle të mirëpërcaktuara për të vënë nën kontroll përhapjen e kësaj pandemie. Është i domosdoshëm edhe një komunikim me vendet e tjera dhe OBSH për të harmonizuar veprimet që kjo strategji e re të na mundësojë daljen sa më shpejt nga kjo situatë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve që kanë humbur njerëzit e tyretë dashur.

Përshëndes votimin e Kuvendit për miratimin e kandidaturës së Presidentit për Kryetarin e KLSH-së. Dua të falenderoj edhe tre kandidatët e parë që ishin mjaft të aftë, por nuk u zgjodhën për arsye që nuk dua t'i komentoj këtu. Para se të vija këtu akm takuar zotin Bujar Leskaj, duke e falenderuar për punën në krye të KLSH-së", tha Meta.

Do kërkojë Presidenti mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Janë zhvilluar disa mbledhje dhe në të ardhmen nëse do të duhet do të zhvillohen takime të tjera. I kam kërkuar takim zurtar ministres së Shëndetësisë për ndihmën që mund të japë Presidenti, por mendoj se çdo qytetar duhet të sillet në mënyrë më të përgjegjshme. Duket që ka një shkujdesje që ka sjellë përkeqësim të treguesve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099442005157471
array(1) { ["section"]=> string(157) "meta-apel-per-situaten-e-covid-19-duhet-nje-strategji-e-re-kam-kerkuar-takim-me-manastirliun-keshilli-i-sigurise-do-te-mblidhet-nese-do-te-jete-nevoja-213001" }