Meta bëri thirrje për dialog, Vasili: Druaj se presidenti po flet kot! Vëri në punë këshilltarët

Publikuar tek: politike, më 11:41 17-07-2019 Meta bëri thirrje për dialog, Vasili: Druaj se presidenti po flet kot! Vëri në punë këshilltarët

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar thirrjen e presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi sot sërish dialog me qëllim që kriza politike të mos ndikojë në çeljen e negociatave.

Ndërkohë, Vasili shprehet me ironi se druan që presidenti po flet kot. Sipas tij, Meta nuk ka pse të shqetësohet që Shqipëria do të ngelë në vjeshtë, pasi qeveria e ka mbaruar integrimin që në 27 qershor 2018.

Madje Vasili ka publikuar edhe një video të kaluar të Ramës, ndërsa i kërkon presidentit të vërë në punë këshilltarët e tij.

Komenti i Vasilit:

Druaj se presidenti po flet kot !!(VIDEO).

Perse eshte kaq i preokupuar Presidenti se do ngelet serish ne vjeshte qeveria dhe ne 19 tetor per integrimin europian?

Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses te plote integrimin europian qe ne 27 qershor 2018 bile ka marre dhe daten,sigurisht imagjinare.

Edi Rama u ka ndare edhe dekorata ambasadoreve per kete sukses te papare.

Ndaj i nderuar President veri ne pune keshilltaret e tu.

Me qe ata nuk te informojne, po jua tregoj une edhe me VIDEO kete sukses,qe kryeministri e ka arritur me kohe....dhe qe ju nuk e keni marre vesh akoma

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027614831924438
array(1) { ["section"]=> string(100) "meta-beri-thirrje-per-dialog-vasili-druaj-se-presidenti-po-flet-kot-veri-ne-pune-keshilltaret-172478" }