Meta bie dakort me Ramën, Visho Ajazi do dekretohet ambasador në NATO

Publikuar tek: barometri, më 08:19 06-12-2017 Meta bie dakort me Ramën, Visho Ajazi do dekretohet ambasador në NATO

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot  lirimin nga detyra të Leonard Demit, ambasador në NATO, raporton newsbomb.al.

Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër kishte propozuar Visho Ajazin për ambasador në NATO, ish-kreun e SHISH, por deri tani nuk kishte marrë miratimin e Metës. Tanimë duket se palët kanë rëndë dakort dhe Visho Ajazi do të jetë ambasadori i ri në NATO.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se dekretimi i Ajazit në NATO do ndodhë menjehërë pas paraqitjes së tij ne Komisionin e Jashtëm parlamentar. Presidenti Meta, shkruan newsbomb.al, beson se Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyren e tij në NATO/ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019525051116943
array(1) { ["section"]=> string(75) "meta-bie-dakort-me-ramen-visho-ajazi-do-dekretohet-ambasador-ne-nato-102113" }