Meta dedikim të veçantë për Lorik Canën: E nis ditën me urimin për një njeri të dashur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:55 27-07-2018 Meta dedikim të veçantë për Lorik Canën: E nis ditën me urimin për një njeri të dashur Presidenti Ilir Meta dhe Lorik Cana

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka nisur ditën me një urim të veçantë për ish-kapitenin e Kombëtares Lorik Cana, i cili ditën e sotme feston ditëlindjen.

Meta i shpreh urime të përzemërta ish-kapitenit, duke e cilësuar një njeri të veçantë për të gjithë shqiptarët.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij.”- uron Meta.

Screenshot_3.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13290691375732
array(1) { ["section"]=> string(92) "meta-dedikim-te-vecante-per-lorik-canen-e-nis-diten-me-urimin-per-nje-njeri-te-dashur-129281" }