Meta dekoroi ambasadoren greke, Kokëdhima: Ta tërheqë urgjentisht këtë turp, duhej përzënë

Publikuar tek: politike, më 14:43 21-08-2019 Meta dekoroi ambasadoren greke, Kokëdhima: Ta tërheqë urgjentisht këtë turp, duhej përzënë

Partia “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me dekorimin e ambasadores greke Eleni Sourani, nga presidenti i Ilir Meta ditën e sotme.

Në deklaratë thuhet mes të tjerash se 'Zgjidhja' e dënon dekorimin e diplomates greke, ndërsa theksohet se ambasadorja duhej përzënë dhe jo dekoruar.

"Për fat të keq të historisë dhe të lidhjeve të shumta miqësore dhe ekonomike mes dy vendeve dhe dy popujve që kanë ndarë hallet me njëri-tjetrin, ambasadorja Sourani, ka punuar për të kundërtën gjatë mandatit të saj në Shqipëri.”- thuhet në deklaratë.

Më tej ‘Zgjidhja” i kërkon kreut të shtetit që të reflektojë dhe ta tërheqë urgjentisht këtë turp, që sipas kësaj force politike i bëhet emrit të figurës më të rëndësishme historike të Shqipërisë.

“ZGJIDHJA i bën thirrje kreut të shtetit që të reflektojë dhe ta tërheqë urgjentisht këtë turp që i bëhet emrit të figurës më të rëndësishme historike të Shqipërisë, duke dekoruar të huaj që kanë punuar kundër saj. Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie miqësore, korrekte dhe të barabarta me Greqinë si dy vende fqinje, sepse jemi dy popuj miq që kemi ndarë të mira dhe të këqija, por kurrsesi nuk duhet të lejojë cenimin e kufijve, integritetit territorial të Shqipërisë apo varrosjen e Çështjes Çame, që është themelore për të drejtat njerëzore të shqiptarëve të Çamërisë.” përfundon

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071628093719482
array(1) { ["section"]=> string(94) "meta-dekoroi-ambasadoren-greke-kokedhima-ta-terheqe-urgjentisht-kete-turp-duhej-perzene-175944" }