Meta dekoron izraelitët por njërit i fsheh fytyrën, kush është ushtaraku i mbuluar?!

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 24-01-2020 Meta dekoron izraelitët por njërit i fsheh fytyrën, kush është ushtaraku i mbuluar?!

Presidenca fsheh fytyrën e një prej ushtarakëve izraelitë. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti Ilir Meta ka dekoruar bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

Ai i ka dorëzuar Kolonelit Golan Vach ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’ duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: ‘Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019’.

Mirëpo ajo që vihet re në fotot që kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale është fshehja e portretit të njërit prej ushtarakëve, të cilit në ndryshim nga të tjerët nuk i dallohet portreti. Gazetarët kanë pyetur Presidencën mbi arsyen se pse ka zgjedhur të mbulojë fytyrën e ushtarakut mirëpo ende nuk e kanë marrë një përgjigje.

Dyshimet e para janë se ushtaraku në fjalë mund të jetë agjent sekret mirëpo publikimi i fotove me fytyrën e tij mbuluar është lexuar si gafë.  Kjo është hera e parë që një institucion i lartë shtetëror si Presidenca, fshin fytyrën e dikujt nga fotoja zyrtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19990587234497
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-dekoron-izraelitet-por-njerit-i-fsheh-fytyren-kush-eshte-ushtaraku-i-mbuluar-192972" }