Meta dekoron me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” Petrit Malajn

Publikuar tek: aktualitet, më 12:00 20-01-2020 Meta dekoron me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” Petrit Malajn Malaj-Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar sot me çmimin “Mjeshtër i Madh” një ndër ikonat e artit në Shqipëri.

 

Kujtojmë se Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figurat kryesore të ekranit dhe teatrit shqiptar me të cilët ka luajtur z.Malaj janë Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar.

Interpretimi pranë këtyre figurave të skenës dhe filmit shqiptar, fillimisht si student i disave prej tyre, e më pas si profesionist, bëri që, me eksperiencën e tij, të krijonte një profil të spikatur si aktor.” – nënvizoi Presidenti i Republikës.

“Kënaqësi e veçantë të vlerësoja me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" artistin e shquar z.Petrit Malaj, një personalitet i filmit dhe teatrit shqiptar, që me talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike ka fituar dashurinë dhe respektin e të gjithëve. I uroj z.Malaj suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, i bindur se ai dhe brezi i artistëve të cilit i përket, janë shembull për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë ekranin dhe skenat shqiptare e ndërkombëtare”, shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070710182189941
array(1) { ["section"]=> string(69) "meta-dekoron-me-titullin-e-larte-mjeshter-i-madh-petrit-malajn-192585" }