Meta dekoron senatorin italian, merr pjesë Basha dhe Berisha

Publikuar tek: politike, më 10:55 23-04-2018 Meta dekoron senatorin italian, merr pjesë Basha dhe Berisha Ilir Meta& Pier Ferdinando Casini

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi senatorit Pier Ferdinando Casini dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë ishte i pranishëm ambasadori i Italisë, Cutillo, kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë.

 Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se Senator Casini, ështënjë politikan i shquar italian e mik i provuar të Shqipërisë.

“Mirënjohjen e sinqertë këtij politikani të shquar italian dhe evropian. Casini ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik. Mirënjohja jonë është veçanërisht e thellë për këtë politikan të moderuar simbol i dialogut, shembull i tolerancës e civilizimit . Casini përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit”, u shpreh Meta.

Më tej presidenti shtoi se: "Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane. Casini ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Senatori Casini ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. Casini ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri."

Gjithashtu presidenti e quajti Casinu një nga mbështetësit më të palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.

“Italia është partner i pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të veçanta, shtrihen në shekuj, janë shumë planëshe e jashtëzakonisht njerëzore. Dimensioni politik dhe ekonomik i tyre janë në rritje dhe në interes të të ardhmes të dy vendeve. Italia është partneri kryesor e i pazëvendësueshëm, tradicional e natyral ekonomiko-tregtar. Një Itali e fortë, e qëndrueshme dhe e begatë është e rëndësishme për një Shqipëri më të zhvilluar dhe të begatë”, shtoi presidenti Meta.

Më tej ai u shpreh se Senatori Casini përfaqëson disa nga vlerat më të spikatura pozitive të popullit dhe kombit italian.

“Në këtë vit të Skënderbeut, intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë. Pas viteve 90’ Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Shqiptarët në Itali kanë treguar aftësitë dhe talentin e tyre kudo në punë, sipërmarrje, sport, kulturë. Mjafton të përmendim edhe fituesin e fundit të Sanremos, Ermal Metën, për të kuptuar se sa të forta, të ndërlidhura, të pandashme e të natyrshme janë marrëdhëniet shqiptaro-italiane sot', u shpreh presidenti. Në fund të fjalës së tij Meta shpreh mirënjohjen e thellë për Italinë e në mënyrë të veçantë për Senatorin Casini, e përkushtimin e tij personal për forcimin e miqësisë italo-shqiptare.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari u 'përvishet' kritikëve të Bashës: Të mllefosur, suksese në jetë!
Zyrtari gjerman ‘shuplakë’ Ramës: Çelja e negociatave për Shqipërinë, e parakohshme »
Article Logic
Execution time: 0.011423110961914
array(1) { ["section"]=> string(66) "meta-dekoron-senatorin-italian-merr-pjese-basha-dhe-berisha-117951" }