Meta dekreton por me rezerva buxhetin 2020, ‘shuplakë’ qeverisë: Rritja ekonomike është ngadalësuar (PIKAT E KUNDËRSHTUARA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:30 30-12-2019 Meta dekreton por me rezerva buxhetin 2020, ‘shuplakë’ qeverisë: Rritja ekonomike është ngadalësuar (PIKAT E KUNDËRSHTUARA)

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me rezerva ligjin"Për buxhetin e vitit 2020".

Ai ka konstatuar shumë problematika, të cilat sipas kreut të shtetit kanë ngadalësuar rritjen ekonomike.

Sakaq, Meta deklaron se ka vendosur të mos pengoje  dekretimin me qëllim zbatimin e masave te menjehershme qe lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga termeti i 26 nentorit.

Pikat e kundërshtuara: (Nga dekreti)

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019, në një mesatare për 2.8% për nëntë mujorin, krahasuar dhe me rritjen e rishikuar nga Ministria e Financave prej 3.4%.

Ndikime negative kanë dhënë  eksportet neto, për shkak të defiçitit  në rritje gjatë tremujorit të dytë.

Bilanci tregtar është përkeqësuar dhe më tej gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019.

Investimet  totale  vijuan  prirjen  rënëse  të  filluar  që  nga  tremujori  i  tretë  i  vitit   2018,  duke  u  tkurrur  me  0.9%  në  tremujorin  e  dytë  të  këtij  viti.

Performanca e investimeve  gjatë  tremujorit  të  tretë  pritet të  jetë  e  ngjashme  me   atë  të  tremujorit  të  dytë. 

Investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Ndërsa sektori i energjisë ka treguar në vijimësi dobësi financiare.

Mbledhja e të ardhurave të buxhetit deri në tremujorin e tretë, dhe në vijimësi në 10 mujorin dhe në 11 mujorin e vitit 2019 ka treguar një performancë të dobët të realizimit.

Në veçanti dinamika e të ardhurave nga TVSH-ja është  përkeqësuar  edhe  më  tej  në 11 mujorin e vitit 2019.

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto pritet të ketë një ulje të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e dëmeve të shkaktura nga tërmeti i muajit nëntor.

Klima e biznesit sipas raportit të “Doing Business 2020” është përkeqësuar dhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm.

Parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1% për vitin 2020 mbetet jo realist sepse nuk reflekton dobësitë e rritjes ekonomike për vitin 2019, si dhe efektin e shtuar nga dëmet dhe humbjet nga tërmeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË/ Mbytet aksidentalisht 40-vjeçari në liqenin e Banjës (EMRI-FOTO)
Kush është numri 2 që u zgjodh sot në Prokurori, zv.ministri i Nanos dhe krahu i djathtë i Llallës te Përgjimet (SI I KA NDRYSHUAR PASURIA- FAKSIMILE) »
Article Logic
Execution time: 0.012688875198364
array(1) { ["section"]=> string(124) "meta-dekreton-por-me-rezerva-buxhetin-2020-shuplake-qeverise-rritja-ekonomike-eshte-ngadalesuar-pikat-e-kundershtuara-190740" }