Meta dekreton Ramën si ministër të Jashtëm, Ruçi flet për kabinetin e ri qeveritar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:40 18-01-2019 Meta dekreton Ramën si ministër të Jashtëm, Ruçi flet për kabinetin e ri qeveritar

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi tha se emërimet dhe shkarkimet, që nga presidenti, kryeministri deri tek ministrat,  bëhen nga parlamenti. Sipas Ruçit kompetencat e Metës duhet të shprehen me kushtetutë.

“Neni 1 i Kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalinë Shqipëria është Republikë Parlamentare do të thotë nga presidenti, kryeministri dhe institucionet emërohen e shkarkohen nga parlamenti. Shumë kush e ka trajtuar ka të drejtë presidenti ska të drejtë, nuk merrem me këto, merrem me Kushtetutën. Neni 93 thotë presidenti nxjerr dekrete. Edhe kur jep apo nuk e jep pëlqimin duhet të nxjerrë dekret, se është kopetencë e kuvendi të shprehet. Kryeministri bën propozimin presidenti jep pëlqimin, parlamenti nxjerr vendimin", tha Ruçi.

Gjithashtu Ruçi ka folur edhe për ministrat e rinj të kabinetit Rama të cilët nuk vijnë nga radhet e Partisë Socialiste. 

I pyetur nga gazetarët pse në qeverisjes nuk ka anëtarët të Partisë Socialiste, por ministra që vijnë nga jashtë kësaj force politike, Ruçi është përgjigjur se ka ikur koha e partisë shtet.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A përfitojnë bursë studentët me provime të mbartura? Përgjigjet Besa Shahini
Grabitën BLINDAT e bankave, Prokuroria lexon pretencën për AUTORËT »
Article Logic
Execution time: 0.01193904876709
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-dekreton-ramen-si-minister-te-jashtem-ruci-flet-per-kabinetin-e-ri-qeveritar-149313" }