Meta del në konferencë: Ministrja Etilda Gjonaj e përfshirë në një skenar mafioz! Të hënën e çoj në SPAK, të japë dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 15:50 21-02-2020 Meta del në konferencë: Ministrja Etilda Gjonaj e përfshirë në një skenar mafioz! Të hënën e çoj në SPAK, të japë dorëheqjen Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku këtë herë ka folur me emra.

Dhe emri i parë është ai i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj së cilës ai i kërkoi të japë dorëheqjen ndërsa bëri me dije se të hënën do depozitojë kallëzimin për të në SPAK.

“Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti bazuar në provat e djeshme rezulton të jetë përfshirë drejtpërdrejt ministrja Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të skenarit mafioz për kapjen e gjykatës Kushtetuese.

Ministrja e Drejtësisë duke urdhëruar sekretarin e përgjithshëm të publikonte në fletoren zyrtare emërimin e KED, pa iu kërkuar zyrtarisht nga askush ka shkelur kushtetutën.

Sipas kushtetutës dhe ligjeve vendimet e KED s’publikohen në fletoren zyrtare por në gjykatën e lartë në pjesën e KED.

Po mbushen 24 orë nga bërja publike e këtyre fakteve, për këto arsye, dhe prova të tjera që po sigurohen brenda ditës së hënë do depozitoj kallëzimin në SPAK për Etilda Gjonajn dhe jo vetëm për atë. Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit dhe për këtë arsye pres dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë thjesht si një ish ministre”, tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065281391143799
array(1) { ["section"]=> string(128) "meta-del-ne-konference-ministrja-etilda-gjonaj-e-perfshire-ne-nje-skenar-mafioz-te-henen-e-coj-ne-spak-te-jape-doreheqjen-195973" }