Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar disa të dhëna lidhur me taksimet që bën shteti ynë dhe ato fqinje në Ballkan, ndaj bizneseve.
Përmes këtij postimi në facebook, Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit, pasi taksat ju vilen vetëm bizneseve që nuk janë të lidhura me qeverinë.
Sipas Metës bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Presidenti i bën apel qytetarëve që të gjithë bashkë të luftojnë pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik, sigurisht duke votuar kundër kësaj maxhorance në zgjedhjet e ardhshme.
Shënimi i Metës
Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit.
Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.
Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.
Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!
Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.
Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!