Meta dhe Basha takim në Presidencë, Kreu i Shtetit sot në konferencë për shtyp

Publikuar tek: politike, më 11:23 11-09-2019 Meta dhe Basha takim në Presidencë, Kreu i Shtetit sot në konferencë për shtyp Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është duke mbajtur ditën e sotme një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Mësohet se prej rreth një ore Kreu i Shtetit ndodhet në zyrën e tij në Presidencë me Bashën, ndërsa takimi ka në fokus krizën politike në Shqipëri.

Gjithashtu Meta ka organizuar edhe një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 17:00, ku pritet të flasë për takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë lidhur me proceduart për shkarkimin e tij.

"Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente", thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës.

"Të dashur miq, Në ora 17:00 ju ftoj të më ndiqni live në Facebook, në një konferencë për shtyp, me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
I hapur për çdo pyetje! Gati për çdo përgjigje!", shkruan ndërkohë Meta në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071079730987549
array(1) { ["section"]=> string(84) "meta-dhe-basha-takim-ne-presidence-kreu-i-shtetit-sot-ne-konference-per-shtyp-178049" }