META dhe Gjykata Kushtetuese nuk i hapin rrugë, RAMA merret me stadiumin e ri: U kry! Ta gëzojnë brezat! (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:37 15-11-2019 META dhe Gjykata Kushtetuese nuk i hapin rrugë, RAMA merret me stadiumin e ri: U kry! Ta gëzojnë brezat! (FOTO) Stadiumi me emrin ''Air Albania'' gati për ndeshjen Shqipëri-Francë

Teksa presidenti Meta premtoi se do të kallëzojë penalisht kreun e KED-së Ardian Dvorani, kryeministri Rama 'bekoi' vendosjen e emrit ''Air Albania Stadium'' ish-''Arenës Kombëtare'', e cila do të përurohet zyrtarisht pas dy ditësh në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Kreu i qeverisë publikoi fotot me vendosjen e emrit të kompanisë së fluturimit te impianti i ri futbollit shqiptar.

''U KRY! TA GËZOJNË BREZAT! FORCASHQIPËRIA!''

Dita e sotme pati zhvillime të vrullshme teksa parlamenti mbrojti caktimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Më pas, po vetë Gjykata Kushtetuese lajmëroi se do të nisë proçedurat e nisjes së detyrës për 3 anëtarët e rinj të saj, që janë betuar para presidentit Meta (Elsa Toska, Fiona Papajorgjin dhe Marsida Xhaferllarin) duke lënë jashtë Arta Vorpsin.

Kreu i shtetit Ilir Meta pranoi se do të kallëzojë penalisht të hënën kreun e KED-së Ardian Dvorani për ''shpërdorim detyre'' në lidhje me vonesat e qëllimshme të dërgimit të listave të kandidatëve të GJK-së te presidenti. Meta refuzoi të caktonte Arta Vorpsin, si anëtare e dytë e Gjykatës Kushtetuese, duke i besuar Marsida Xhaferllarit.

Ndërsa ,kryeministri Rama deklaroi sot në seancën plenare se ''Meta ka humbur busullën dhe i është bërë barrë popullit dhe shtetit shqiptar me veprimet e tij''.
aribal.jpg
stadiumi.jpg
dhomat.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076589584350586
array(1) { ["section"]=> string(112) "meta-dhe-gjykata-kushtetuese-nuk-i-hapin-rruge-rama-merret-me-stadiumin-e-ri-u-kry-ta-gezojne-brezat-foto-186014" }