META e dekretoi te Gjykata Kushtetuese, KPA-ja nuk bindet për Besnik MUÇIN, kërkon prova të reja (DETAJE NGA SEANCA E BALLAFAQIMIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 16-10-2019 META e dekretoi te Gjykata Kushtetuese, KPA-ja nuk bindet për Besnik MUÇIN, kërkon prova të reja (DETAJE NGA SEANCA E BALLAFAQIMIT) Anëtari i Gjykatë Kushtetuese Besnik Muçi

Kolegji i Posaçëm Apelit shtynë 4 nëntor, ora 10:00 vendimin për kualifikimin ose jo të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Organi që kryen vettingun kërkon informacione nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për blerjen e një apartamenti dhe makine që Muçi ka kryer nga dy pronarët e mëparshëm, të cilët rezultojnë me precedentë penalë.

Sot, gjyqtari Besnik Muçi paraqiti dokumenta të blerjes me këste të apartamentit në fjalë.


Dialogu në KPA:

Anëtari i KPA-së: Deri në çfarë shkalle është përmbushur nga ju pagimi i çmimit të apartamentit? Sa detyrim keni akoma të pambyllur, pasi deklaroni se e keni blerë me këste.

Muçi: Deri në fund të 2018-ës, kam paguar edhe 4 mijë euro. Kam pa paguar akoma dhe do likujdohet brenda këtij viti. Mund të marrë një kredi bankare për ta paguar. Kam edhe 14 mijë euro pa paguar akoma


Kujtojmë që sot presidenti Ilir Meta dekretoi gjyqtarin Muçi si njërin prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

LEXO MË SHUMË: Nis ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta DEKRETON emërimin e Besnik Muçit si anëtar



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1434121131897
array(1) { ["section"]=> string(134) "meta-e-dekretoi-te-gjykata-kushtetuese-kpa-ja-nuk-bindet-per-besnik-mucin-kerkon-prova-te-reja-detaje-nga-seanca-e-ballafaqimit-182313" }