Meta e ftoi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Basha i përgjigjet pozitivisht: Koha që gjithkush të japë kontribut në shërbim të jetës

Publikuar tek: politike, më 14:21 24-03-2020 Meta e ftoi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Basha i përgjigjet pozitivisht: Koha që gjithkush të japë kontribut në shërbim të jetës Meta, Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas ftesës së bërë ditën e djeshme nga presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se dje Meta i bëri ftesë kreut të opozitës për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me fokus kryesor situatën në të cilën ndodhet vendi ynë prej koronavirusit i cili deri më tani ka infektuar 123 persona dhe ka shënuar 5 viktima.

Basha është përgjigjur pozitivisht duke theksuar se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira.

“Duke iu pergjigjur interesit te shume gazetareve ju bej te ditur se  Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se presidentit Ilir Meta per te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare.

Zoti Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira”, thotë Zyra e Komunikimit me Median pranë PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089790821075439
array(1) { ["section"]=> string(139) "meta-e-ftoi-ne-keshillin-e-sigurise-kombetare-basha-i-pergjigjet-pozitivisht-koha-qe-gjithkush-te-jape-kontribut-ne-sherbim-te-jetes-199896" }