Meta e ktheu në Kuvend për shqyrtim, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit për 'Pronat e paluajtshme të shtetit'

Publikuar tek: politike, më 11:01 21-09-2020 Meta e ktheu në Kuvend për shqyrtim, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit për 'Pronat e paluajtshme të shtetit' FotoArkive: Kreu i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja

Komisioni Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Ilir Meta, për rishqyrimin e ligjit për "Pronat e paluajtshme të shtetit".

Sipas Presidentit Meta, ligji i ri krijon hapësirë për abuzime të mëdha, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” mund të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit.

“Në praktikë ky ligj krijon hapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit, duke krijuar rrezik të shtuar për cenimin e pronës publike apo në raste të tjera, kjo pasuri arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për interes publik”, shprehej Meta ndër të tjera në dekretin që riktheu në Kuvend.

Argumentet e Presidentit nuk janë marrë parasysh nga Komisioni i Ligjeve dhe janë rrëzuar me shumicë votash. I vetmi që ka votuar pro Metës ka qenë deputeti Korab Lita.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011024951934814
array(1) { ["section"]=> string(128) "meta-e-ktheu-ne-kuvend-per-shqyrtim-komisioni-i-ligjeve-rrezon-dekretin-e-presidentit-per-pronat-e-paluajtshme-te-shtetit-221101" }