Meta e nis ditën me ish-ministrin socialist, flet për librin e ri të Elmaz Sherifit

Publikuar tek: politike, më 10:35 17-07-2019 Meta e nis ditën me ish-ministrin socialist, flet për librin e ri të Elmaz Sherifit

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me ish-ministrin socialist Elmaz Sherifi.

Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një foto me Sherifin, të cilin e quan mik dhe koleg të vjetër.

Po ashtu presidenti deklaron se politikani ka botuar një libër të quajtur “Shqipëria e panjohur”, ku ka bërë një studim të thelluar të trashëgimisë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.

'Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.
E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.
Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese', shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071098804473877
array(1) { ["section"]=> string(89) "meta-e-nis-diten-me-ish-ministrin-socialist-flet-per-librin-e-ri-te-elmaz-sherifit-172472" }