META e propozoi për president, ish-deputeti me fjalë zemre për Rexhep Meidanin: Jetë të gjatë, me fat që ju njoha (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 16:43 17-08-2019 META e propozoi për president, ish-deputeti me fjalë zemre për Rexhep Meidanin: Jetë të gjatë, me fat që ju njoha (E PLOTË) Ish-Presidenti i Republikës Rexhep Meidani

Ish-deputeti dhe njëri prej eksponentëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama uroi ish-presidentin e Shqipërisë Rexhep Meidani me rastin e 75-vjetorit të lindjes.

Nëpërmjet ‘’Facebook’’-ut, Rama e konsideron Meidanin një ‘’burrë fisnik’’ dhe se ‘’ e konsideron veten me fat për njohjen dhe bashkëpunimin’’ me ish-kreun e shtetit në vitet 1997-2002.

Rexhep Mejdani ka një karrierë të gjatë në fushën akademike dhe të politikës. Emri i tij u propozua për President të Republikës nga kreu i shtetit Ilir Meta në rast nuk zgjidhjet kriza politike.

Statusi i plotë
''Një urim zemre, 

për Profesor Rexhep Meidanin.

Sot Profesor Rexhep Meidani bën 75 vjet.

Ditëlindja e këtij burri fisnik, më jep mundësinë ta uroj me gjithë zemër: Gëzuar dhe jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe më shumë forca dhe energji, për të vazhduar angazhimet dhe kontributet e vyera në të mirë të popullit dhe vendit tënd, të cilit i je dedikuar me patriotizëm dhe urtësi, me mënçuri dhe vendosmëri shembullore.
Roli dhe kontributi si qytetar dhe intelektual i rendit të parë, si mësimdhënës, si pedagog, si dekan i fakultetit të shkancave të natyrës dhe si shkencëtar, por me të njejtën cilësi angazhimi dhe përgjegjshmërie të spikatur edhe si politikan deri në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, e bëjnë Profesor Rexhep Meidanin përherë një njeri të nderuar dhe të respektuar prej të gjithë shqiptarëve.

Unë kam qenë student kur e kam takuar për herë të parë Profesor Meidanin, i cili në atë kohë ishte dekan i fakultetit të shkancave të natyrës në Universitetin e Tiranës. Por, që prej asaj dite e në çdo ditë më pas, e kam konsideruar veten me fat që e kam njohur dhe që angazhimet politike në Partinë Socialiste dhe më pas në qeverisjen e vendit, më dhanë mundësinë ta njoh më nga afër dhe të punoj me të e të gjej në të gjithë angazhimet e tij, njeriun e thjeshtë, por edhe të mençur, politikanin e ndershëm, por edhe burrështetin dinjitoz e të vendosur, me veti e cilësi që e përveçojnë si një model ndershmërie dhe integriteti!

Edhe një herë gëzuar e jetë të gjatë, mirënjohje dhe nderim Profesor Rexhep Meidani!''

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010020017623901
array(1) { ["section"]=> string(125) "meta-e-propozoi-per-president-ish-deputeti-me-fjale-zemre-per-rexhep-meidanin-jete-te-gjate-me-fat-qe-ju-njoha-e-plote-175612" }