Meta e shpalli 'non-grata' në Presidencë, zyra qëndrore e OSBE në Vienë reagon për Borchardt

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 19-11-2019 Meta e shpalli 'non-grata' në Presidencë, zyra qëndrore e OSBE në Vienë reagon për Borchardt

Zyra qëndrore e OSBE në Vienë reagon pas shpalljes "non-grata" të shefit të prezencës së saj në Tiranë, Bernd Borchardt, nga Presidenti Ilir Meta.

Meta e shpalli "non-grata" ambasadorin Bernd Borchardt, sepse sipas Presidentit ai ofendoi banorët e Astirit teksa protestonin te Drejtoria e Policisë duke u nxjerrë gishtin e mesit, si dhe vuri në diskutim Dekretin e tij për zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Në përgjigje të "notës verbale" nga Presidenti Meta, zyra qëndrore e OSBE shmang një përgjigje direkte duke thënë se ata janë partnerë afatgjatë të Shqipërisë, ndërsa theksojnë ndihmën për përparimin e vendit.

“OSBE-ja është njohur me notën verbale të lëshuar nga Zyra e Presidentit. Si partnere afatgjatë e Shqipërisë, OSBE-ja nxit dialogun dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet shqiptare dhe mbetet e përkushtuar të ofrojë ndihmë dhe mbështetje të përqendruar në përparimin e agjendës kombëtare të vendit", thuhet në përgjigjen e zyrës qëndrore të OSBE në Vienë.

Ndërkohë, kujtojmë se prej pasdites së sotme ambasadori Bernd Borchardt është nisur për në Vienë, ku të enjten do të paraqesë raportin vjetor të punës së prezencës së OSBE në Shqipëri, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042418003082275
array(1) { ["section"]=> string(96) "meta-e-shpalli-non-grata-ne-presidence-zyra-qendrore-e-osbe-ne-viene-reagon-per-borchardt-186481" }