'Meta është armiku i Kushtetutës dhe i Parlamentit', Artan Hoxha ironizon Ramën: The e ç'nuk the për të, po i vure vetëm një vërejtje në librezë

Publikuar tek: politike, më 21:04 17-07-2020 'Meta është armiku i Kushtetutës dhe i Parlamentit', Artan Hoxha ironizon Ramën: The e ç'nuk the për të, po i vure vetëm një vërejtje në librezë Fotoarkivë/ Rama - Peçi

Komisioni Hetimor i cili u mblodh për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta, është tërhequr nga ky vendim dhe ka votuar sot kundër shkarkimit.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha ironizon kryeministrin Rama përmes një shënimi në facebook, të cilit i ka bashkëngjitur dhe fjalën e Ramës më 8 korrik 2019.

Hoxha i kujton kreut të qeverisë se nuk la gjë pa thënë për Metën, duke e cilësuar si armik të qeverisë, të Kushtetutës e Parlamentit, mirëpo në fund u tërhoq vetëm me një vërejtje.

Shënimi i Artan Hoxhës

O komandanti i Termetit, po na rokanise koken nje vit rresht.
Jo Baba Likja, jo Baba Xhikja, jo presidenti ka marre malet, jo do rrezoje qeverine, jo ka frike se mos e burgose reforma ne drejtesi, jo keshtu e jo ashtu.
The e ç’nuk the.
E bere terbjet te ziun, sa dynjaja nisi te mendoj, se e ke seriozisht.
Po ja ku jemi tani, po i vendos vetem nje verejtje, ne librezen e punes.
Mire e ke.
I fut dhe nje bardhak dhalle, nga ai i Termetit dhe...e ha turpin me ngjala.
Apo ç’e deshe, ne keto kohera qe jetojme, “eshte turp, te kesh turp...

Pjese nga fjalimi i kryeministrit Rama, perpara kuvendit, per shkarkimin e Ilir Metes, si president i republikes...8 korrik 2019

“Ashtu i dizekuilibruar prej frikës nga drejtësia, i çoroditur prej disfatës së operacionit antikombëtar, që bashkëudhëhoqi me 3 kalorësit e tjerë të apokalipsit imagjinar, hakërrues dhe qesharak njëkohësisht, në pafuqinë e tij, ai është sot, faktikisht, një aset i vyer politik i kësaj shumice qeverisëse. Me atë lloj figurine kërcënuese në Presidencë, edhe më të pakënaqurit ndaj nesh do të trembeshin ta çonin votën gjetkë pas dy vitesh....

Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij, si deputetë të këtij Kuvendi, duhet të jetë frontal, përtej dallimeve tona politike dhe në emër të Kushtetutës, demokracisë parlamentare dhe vetë dinjitetit të shtetit shqiptar. 

Ilir Meta nuk është më thjesht kundërshtari i njohur i qeverisë. Ai sot është armiku i hapur i vetë Kushtetutës së Shqipërisë.

Nuk është më thjesht frymëzuesi i ofensivës destruktive kundër zgjedhjeve dhe drejtësisë. Ai sot është armiku i deklaruar i vetë Parlamentit të Shqipërisë.

Nuk është më thjesht politikani i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi. Ai sot është vetë shëmbëlltyra e tërbimit të të tremburve nga drejtësia, i cili edhe me shtrirjen e rrezes së agresionit të tij mbi miqtë dhe partnerët amerikanë dhe europiane na turpëron të gjithëve, ne këtu si deputetë, edhe ty si qytetar, si popull, si shtet.

Shkarkimi nga detyra e lartë e kreut të shtetit e këtij personazhi, i cili risolli në skenën e historisë sonë si president Haxhi Qamilin, me vulën e tij proverbiale të kompanisë së eksport-importit të kafesë, është një lëvizje me detyrim-përcaktim i këtij Kuvendi dhe është një detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin përpara Kuvendit.

Ilir Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur dhe vazhdon ta derdhe atë përditë, duke na dhënë çdo ditë një arsye për t’u ndjerë të keqardhur për të si njeri, të neveritur me të si politikan dhe të alarmuar prej tij si mbajtësi i vulës së lartë që ka humbur të drejtën të jetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011926174163818
array(1) { ["section"]=> string(146) "meta-eshte-armiku-i-kushtetutes-dhe-i-parlamentit-artan-hoxha-ironizon-ramen-the-e-c-nuk-the-per-te-po-i-vure-vetem-nje-verejtje-ne-libreze-214137" }