Meta fajëson qeverinë: Integrimi nuk vjen me lobim, por vetëm nga reformat, e kam thënë dhjetëra herë

Publikuar tek: politike, më 18:38 15-10-2019 Meta fajëson qeverinë: Integrimi nuk vjen me lobim, por vetëm nga reformat, e kam thënë dhjetëra herë Presidenti Ilir Meta, 10 vjetori i \"Konrad Adenauer\"

Presidenti Meta fajëson qeverinë për pengesat e vendit në rrugën e integrimit europian. Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të fondacionit “Kondrad Adenauer” në Shqipëri, Meta theksoi nevojën për mbështetje nga Gjermani në rrugën e vendit drejt BE.

"Pas anëtarësimit në NATO, integrimi europian është projekti më i madh strategjik i shqiptarëve, i papërmbushur. Kam patur gjithmonë bindjen se ky proces përparon vetëm falë zbatimit të reformave me rezultate konkrete dhe jo falë lobimit. Besoj se të gjithë do të kenë qenë të vëmendshëm që këtë e kam theksuar në mënyrë të vazhdueshme, duke e njohur  mirë edhe procesin", tha Meta.

"Këto ditë ne presim vendimin mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urojmë dhe kërkojmë që ky vendim të jetë pozitiv dhe çdo vend skeptik që ka shqetësimet e tij konkrete, t’i bashkohet qasjes së Bundestagut, si rruga më e drejtë dhe e dobishme për të gjithë. ”, tha preidenti Meta në fjalën e tij.

Më tej, Meta falenderoi ish-Presidentin e Bundestagut gjerman (2005-2017), profesor Norbert Lammert për ndihmën e veçantë dhënë Shqipërisë gjatë viteve të drejtimit të Bundestagut nga ana e tij. Presidenti Ilir Meta theksoi se gjatë viteve 2005-2017 kur Bundestagu drejtohej nga Lammert, Shqipëria ka bërë hapa tepër pozitiv, si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave etj.

"Ne kemi shumë ç’të mësojmë nga përvoja e bashkëpunimit politik në Gjermani. Prandaj jam i lumtur që për këtë do të flasë sonte një personalitet shumë i madh i Gjermanisë dhe Europës, ish-presidenti i Bundestagut për tri mandate, profesor Lammert. Pasi ai ka qenë dëshmitar në vetë të parë i përparimit që ka bërë Shqipëria gjatë kohës që ka drejtuar Bundestagun, nga viti 2005 deri në vitin 2017, me anëtarësimin në NATO, me nëshkrimin dhe ratifikimin e MSA-së, me lëvizjen pa viza drejt Europës, me marrjen e statusit të vendit kandidat, falë meritave të punës së saj", shtoi Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06701397895813
array(1) { ["section"]=> string(105) "meta-fajeson-qeverine-integrimi-nuk-vjen-me-lobim-por-vetem-nga-reformat-e-kam-thene-dhjetera-here-182188" }