META fshehu informacionin për DJEGIEN e Kuvendit, PRESIDENCA shuan ‘tymnajën mediatike’: Kemi vënë në dijeni SHISH-in dhe Parlamentin (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:56 12-09-2019 META fshehu informacionin për DJEGIEN e Kuvendit, PRESIDENCA shuan ‘tymnajën mediatike’: Kemi vënë në dijeni SHISH-in dhe Parlamentin (E PLOTË) Presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij

Këshilltari i Presidencës për Mediat Tedi Blushi shoi dyshimet e hedhura në media se presidenti Ilir Meta ka mbajtur të fshehtë informacionin se rrezikohej djegia e Kuvendit të Shqipërisë në 8 qershor 2019.

Blushi konfirmoi se Presidenca ka vënë në dijeni Shërbimin Informativ Shtetëror për t’i dërguar raportin për rrezikun që i kanosej parlamentit të Shqipërisë (dorëzuar Metës në 7 qershor) Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu për këtë lëvizje është informuar dhe Kuvendi.

Madje, sipas Blushit, Këshiltari për Sigurinë Kombëtare Bahri Shaqiri është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion shtetëror.


Njoftimi i Presidencës:

Me përgjegjësi maksimale, dua të rikonfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, të shprehur shumë qartë dje për të gjitha mediat dhe për mbarë opinionin publik, për të ushtruar të gjitha kompetencat e tij kushtetuese, si një PRESIDENT I SHTETIT TË SË DREJTËS.

Me keqardhje, por pa çudi, portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:

Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.

Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon.

Uroj që ky sqarim publik të lexohet drejt dhe të mos shtrembërohet sërish në “përkthimin” shqip-shqip që bëjnë në të tilla raste portalet dhe gazetat e SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074441432952881
array(1) { ["section"]=> string(144) "meta-fshehu-informacionin-per-djegien-e-kuvendit-presidenca-shuan-tymnajen-mediatike-kemi-vene-ne-dijeni-shish-in-dhe-parlamentin-e-plote-178187" }