Meta homazhe te memoriali i Azem Hajdarit: Vendosi pluralizmin politik

Publikuar tek: politike, më 09:28 12-09-2019 Meta homazhe te memoriali i Azem Hajdarit: Vendosi pluralizmin politik

Presidenti Ilir Meta ka vendosur kurorën me lule tek memoriali i Azem Hajdarit. Me rastin e 21-vjetorit të vdekjes së liderit të dhjetorit, Meta ka vendosur t'i bënë nderimet tek memoriali.

"Sot ishte një detyrim për ta nisur ditën me nderimin e kujtimit të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik. Zgjedhjet e lira duhen të mbrohen me çdo kusht', tha Meta shkurt për mediat.

Sakaq, tek Varrezat e Dëshmorëve janë zhvilluar homazhe në nder të Azem Hajdarit, organziuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Të pranishëm në homazhe ishin Rudina Hajdari, deputetë e opozitës së re si dhe disa deputetë të PS.

Sakaq, selia blu ka paralajmëruar mbajtjen e homazheve në orën 10:00 tek memoriali. Të pranishëm do të jenë, kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe familja Hajdari.

Mbetet për t'u parë nesë do të marrë pjesë në homazhet e PD edhe Rudina Hajdari.  

eee.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072021484375
array(1) { ["section"]=> string(76) "meta-homazhe-te-memoriali-i-azem-hajdarit-vendosi-pluralizmin-politik-178168" }